Ryan Giggs shijoi një ditë të pazakontë Krishtlindjesh këtë vit, ndërsa festoi me partneren e tij aktuale dhe ish-in e tij.
Ish-futbollisti i Manchester United dhe Wales, 48 vjeç, mendohet se e ka kaluar ditën me të dashurën e tij, Zara Charles dhe ish-bashkëshorten Stacey, së bashku me fëmijët e tyre Liberty dhe Zachary.
Dhe argëtimi i tyre festiv vjen pas lajmit se është urdhëruar një rigjykim mbi akuzat për abuzim në familje kundër ish të dashurës së tij, Kate Greville.
Ryan kaloi ditën me fëmijët e tij, të dashurën dhe ish-gruan – nga e cila u nda në vitin 2017.
Dhe sipas The Sun, ish-partnerja dhe e dashura e tanishme e tij po qëndrojnë pranë futbollistit mes problemeve të tij ligjore.
Një burim tha: “Çfarëdo që të ndodhë vitin e ardhshëm, Stacey dhe Zara po qëndrojnë pranë Ryan dhe e mbështesin atë”.
“Të kalosh ditën e Krishtlindjes me ish-gruan dhe të dashurën tënde nuk do të ishte e besueshme, por funksionon për Ryan dhe Stacey”.
E dashura e Ryan, Zara, e cila është një modele të brendshmesh, është parë shpesh duke e mbështetur atë që kur ata e bënë publike romancën e tyre vitin e kaluar.
Kjo vjen pasi Ryan tha se ishte ‘qartësisht i zhgënjyer’ që ishte urdhëruar një rigjykim mbi akuzat për abuzim në familje kundër ish-të dashurës së tij, Kate Greville.
Në një deklaratë ai falënderoi ‘ekipin ligjor, nënën, fëmijët dhe të dashurën’ për mbështetje gjatë gjithë kësaj periudhe.
Ish-trajneri i Uellsit akuzohet se ka sulmuar Greville, 38 vjeçe, dhe motrën e saj 26-vjeçare Ema, mes një debati të ndezur në shtëpinë e tij shumë milionëshe në Worsley, Greater Manchester.
Ai gjithashtu akuzohet për sjellje kontrolluese ndaj ekzekutivit të PR, Greville, gjatë tre viteve – akuza të cilat ai i ka mohuar kategorikisht.
“Unë do të doja të falënderoja ekipin tim ligjor, nënën time, fëmijët e mi, të dashurën time Zara, si dhe miqtë e mi më të ngushtë, për mbështetjen e tyre gjatë gjithë kësaj periudhe”, tha mes tjerash ai.
“Unë e kuptoj nivelin e interesit dhe shqyrtimin rreth këtij rasti, por do të doja të kërkoja që privatësia ime dhe e familjes sime të respektohet në javët dhe muajt në vijim”. /Telegrafi/