Ryan Garcia ka befasuar të gjithë duke mposhtur kampionin e versionit WBC në kategorinë super të lehtë, Devin Haney, me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve.
Bokseri amerikan e rrëzoi tri herë bashkëkombasin e tij Haney në duelin që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në Brooklyn, ku eventualisht mori fitoren pas 12 raundeve.
Dy anëtarë të jurisë i dhanë fitoren Garcias me rezultat 115:109 dhe 114:110 ndërsa njëri nga ta e vlerësoi të barabartë duelin mes dy boksierëve dhe i dha rezultatin 112:112.
Për Garcian kjo ishte fitorja e 25-të në boksin profesionist, ndërsa ka edhe një humbje.
Garcia knocked down Haney THREE different times 😱
(via @DAZNBoxing) pic.twitter.com/UsluyPgq1M
— Bleacher Report (@BleacherReport) April 21, 2024
Sa i përket Haney, kjo ishte humbja e tij e parë po ashtu në karrierë, ndërsa ka fituar 13 duele të tjera.
Sidoqoftë, përkundër fitores, Garcia nuk e ka fituar titullin për shkak se ka qenë mbi peshën e lejuar kur janë bërë matjet zyrtare të të dy boksierëve./Telegrafi/