Site icon Telegrafi

Ruzhin: Të kontrollohet shkollimi i hoxhollarëve që ligjërojnë në Maqedoni

Nano Ruzin, NATO Permanent Representative for the former Yugoslav Republic of Macedonia*

Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, theksoi se Maqedonia si një shtet i varfër nuk përfaqëson simbolin e koalicionit kundër terrorizmit, edhe pse jemi pjesë e tij.

Poashtu, interesante është e dhëna se Maqedonia nuk është e populluar nga ai lloj i popullatës ashtu si është popullata sunite në Afrikën Veriore të cilët jetojnë në Evropën Perëndimore dhe ku u rekrutuan pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në luftërat e ISIS kundër koalicionit anti-terrorist dhe kundër shiiave në Irak, Siri dhe në kohët e fundit edhe në Libi.

“Njerëzit në Maqedoni të besimit mysliman janë suni, por Islami i Ballkanit nuk është Islam Ekstrem, ajo që ka ardhur prej jashtë është ekstremizëm.

Për këtë arsye, preventiva duhet që të bart llogari edhe për prejardhjen e imamëve gjegjësisht se ku janë formuar, nëse janë formuar në Lindjen e Mesme ose ashtu si thuan francezët, ne duam imam që janë të formuar në botën e lirë ku respektohen liritë e qytetarëve.

Pjesa dërmuese e preventivës së policisë në Evropë është që t`i kufizojnë aktivitetet e imamëve ekstremist të cilët thërrasin në radikalizëm dhe një lloj të aktiviteteve që mund të nxisin vrasje masive e të ngjashme”, theksoi Ruzhin, transmeton TetovaSot.

Por, shqetëson fakti që nga Maqedonia po rekrutohen ushtar në vendet e rrezikshme, ndërsa institucionet evidentuan rreth shtatëdhjetë të kthyer dhe nga ai aspekt, vendi nuk mund që të ndjehet rehat, theksoi Ruzhin.

“Duhet që të ndërmerren të gjitha masat preventive. Është mirë që ekziston regjistrimi, gjegjësisht informacionet për njerëzit që janë kthyer nga ato luftëra.

Ekziston një sindrom pas luftarak i cili duhet që të manifestohet në sjelljet e caktuara të pakontrolluara ndaj mjedisit dhe deri te ngjarjet ekstreme si terrorizëm, vrasje masive, kamikaze”, shtoi Ruzhin. /Telegrafi/

Exit mobile version