Site icon Telegrafi

Ruzhin: Maqedonisë i nevojitet qeveri stabile (Video)

Nano Ruzin, NATO Permanent Representative for the former Yugoslav Republic of Macedonia*

Nano Ruzhin duke e komentuar deklaratën e Kocijançiq ku ajo shprehet se Komisioni Evropian pret që sa më shpejtë të formohet qeveri stabile, thekson se Maqedonisë i nevojitet qeveri stabile në të cilën do të merrnin pjesë më shumë parti politike. Qeveri e cila sipas tij, do të ishte efikase, e vendosur dhe që do të sillte vendime të rëndësishme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse institucionet aktuale gjyqësore edhe më tej mbeten jofunksionale, atëherë të formohet edhe një departament i veçantë gjyqësor. Në këtë mënyrë, bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i ndihmojë Maqedonisë që sa më shumë t’u afrohet vlerave evropiane, ndërsa ata që janë marrë me krim të organizuar dhe tjetër lloj kriminaliteti, të përgjigjen pavarësisht opsionit të tyre politik”, u shpreh për TV21Nano Ruzhin, ish Ambasador i Maqedonisë në NATO.

Nga dje filloi të rrjedhë afati prej 20 ditësh për formimin e qeverisë së re, gjegjësisht nga momenti kur lideri i VMRO-DPME-së Nikolla Gruevski, e mori mandatin nga kryetari Ivanov për të siguruar mbështetje për kabinetin e ri qeveritar./Telegrafi/

Exit mobile version