Site icon Telegrafi

Ruzhin: Maqedonia shumë shpejt do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s

Deri në pranverë Maqedonia do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s, deklaroi Nano Ruzhin,ish ambasadori i Maqedonisë në NATO për TV 21, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, është e pritur që Greqia të mbrojë qëndrimet e saja të vjetra mirëpo ato gjithashtu do të bëjnë lëshime sepse vendosja e vazhdueshme e vijave të kuqe nuk kalon në diplomaci.Ai pret që të intensifikohen takimet në relacion Athinë-Bruksel-Washington-Shkup dhe nga këto bisedime pret një zgjidhje pozitive.

Në takimin e fundit ndërmjet ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, ministri i Punëve të jashtme të Greqisë Koxias tha se do të kërkojnë nënshkrim të marrëveshjes së re në OKB, deklaratë të cilën eurokomesari për zgjerim Han e komentoi se vendet e Ballkanit duhet të mësohen në gjetje kompromisi duke mos shikuar nga perspektiva e humbësit ose fituesit në kontest./Telegrafi/

Exit mobile version