Për profesorin Nano Ruzhin, vizita e treshes së Parlamentit Evropian dhe e Kryetarit të Komisionit Evropian paraqesin një nevojë për një bingo diplomatike për Bashkimin Evropian.
Sipas tij BE-ja e ka këtë nevojë, kurse zgjidhja e çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë paraqet mundësinë më të mirë për ta kapur këtë bingo.
Ruzhin konsideron se vëmendja e madhe do të hudhet në Ballkan sepse Këshilli i Evropës do të kryesohet nga vende që kanë interes për rajonin në fjalë.
Ai përfundon se mësymja diplomatike e BE-së ka të bëjë edhe me atë se Bashkimi nuk dëshiron që të shkojë në drejtim të gabuar gjithçka që është arritur deri tani./Telegrafi/