Telegrafi

Rutinë ushtrimore 5-minutëshe me vetëm dy ushtrime: Jua djegë muskujt e barkut si asgjë tjetër (Video)

Alexia Clark, trajnere personale, përmes një videoje të shkurtë ka prezantuar rutinën ushtrimore 5-minutëshe e cila, sipas saj, bën që muskujt tuaj të barkut t’ju lusin për mëshirë.

Ushtrimet e prezantuara në video janë njohur gjithmonë si ushtrime të mahnitshme për t’i ushtruar muskujt e barkut, por, në këtë video, Clark këtyre ushtrimeve ua shton edhe një llastik për t’i bërë lëvizjet më efektive.

Me rezistencë të shtuar, ju do të aktivizoni më shumë muskuj dhe djegia e dhjamit do të jenë më intence.

Kjo rutinë ushtrimore merr kohë vetëm 5 minuta, por nuk duhet të pushoni mes rundeve, pasi që qëllimi i ushtrimeve është testimi i forcës së muskujve dhe testimi i qëndrueshmërisë.

Performoni ushtrimet e mëposhtme sipas renditjes, nga 30 sekonda secilën:

  1. Miniband plank jak
  2. Miniband bicycle crunch

Ky është vetëm një rund, ndërsa ju duhet t’i kryeni 5 runde pa u ndalur. /Telegrafi/