Site icon Telegrafi

Rustu: Nuk do ta harroj përkrahjen e Barcelonës sa vuaja nga coronavirusi

Rustu Recber është një nga legjendat e futbollit turk, ndërsa karrierë ka bërë me klube si Fenerbahce, Besiktas e Barcelona.

Kulmin në e karrierë e arriti kur në vitin 2003, nënshkroi për Barcelonën e Frank Rijkaard, pas Kupës së Botës në vitin 2002 ku bëri paraqitje të madhe.

Portieri 46 vjeçar ka qenë i prekur nga coronavirusi dhe së fundi ka dal nga spitali pasi fitoi betejën që nuk ishte e lehtë.

Ai falënderon të gjithë për ndihmën dhënë familjes së tij, duke e përmendur klubin e Barcelonës.

“Barça më ka dhënë mbështetje të madhe në veçanti. Carlos Naval dhe Chemi Teres ishin ata më sollën urimet më të mira nga presidenti dhe klui”.

“Në raste si këto, detajet e vogla nuk duhet të harrohen. Nuk do të harroj gjithçka që bëri Barcelona për mua kur isha gati të vdisja nga coronavirusi.

“I jam kthyer jetës. Unë dua të shpreh falënderimet e mia të pafund për të gjithë, veçanërisht për zotin Bartomeun”, ka thënë Rustu për AS.

Rustu ka qenë te Barcelona për dy vite. /Telegrafi/

Exit mobile version