Site icon Telegrafi

Rustemi: Në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D do të ketë departament të veçantë që do ta ndjek shpronësimin

Drejtori i N.P. “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi tha se në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D është paraparë që të krijohet ekip i veçantë për shpronësim.

Rustemi tha se pret që të ketë ekspertë të interesuar në lidhje me shpalljen që tashmë vijon, për angazhim në realizimin e Korridorit 8 dhe 10D.

“Jemi konsultuar edhe me institucione tjera, normalisht e kemi ndryshuar edhe sistematizimin në ndërmarrjen publike dhe në këtë ekip kemi dy reparte, një repart për inxhinierë, ku janë paraparë inxhinierë për ndërtim, specialistë për ndërtim, janë paraparë inxhinierë që do ta ndjekin projektimin, ekspert për mjedis jetësorë dhe inxhinierë elektroteknik sepse do të kemi shumë dislokime. Të gjithë janë të nevojshëm për këtë projekt, por njëkohësisht kemi paraparë edhe njësi të veçantë që do ta ndjek shpronësimin”, tha Rustemi.

Exit mobile version