Në listën e Rusisë ka dy risi që nuk i ka pritur askush.
Trajneri Leonid Slutskiy ka publikuar 23 emrat që do të marrin pjesë në Euro 2016 ku bie në sy prania e gjermanit Roman Neustadter.
Kjo është hera e parë që një lojtar që ka vedshuir fanellën e Gjermanisë, të grumbullohet edhe me Kombëtaren Ruse.
28-vjeçari i lindur në Dnipropetrovsk ka arritur marrëveshjen me Federatën Ruse pasi me Gjermaninë ai është aktivizuar në ndshje miqësore.
Aktualisht, Neustadter mban të veshur fanellën e Schalke 04 dhe është një emër me shumë peshë në repartin mbrojtës të Rusisë. Gjithsesi, historia e tij ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive botërore pasi Neustadter nuk e ka marrë ende pasaportën ruse.
I lindur në qytetin ukrainas nga baba kazak dhe nënë ruse, ai u transferua i vogël në Gjermani për të ndjekur karrierën e të atit që fillimisht u aktivizua me Karlsruher dhe më pas me Mainz.
Ishte pikërisht skuadra e Mainzit që i dha mundësinë të debutonte përpara se të transferohej te Borussia Moenchengladbach dhe më pas te Schalke.
Një tjetër i huaj në listë është edhe braziliani i natyralizuar rus i Lokomotivës së Moskës, Guilherme. Të përjashtuarit e mëdhenj janë Yuri Zhirkov e Aleksandr Kerzhakov të cilët nuk do të jenë pjesë e skuadrës ruse në Francë. Slutskiy që është gjithashtu edhe trajner i CSKA-së së Moskës, i ka dhënë mundësinë e një eksperience të tillë edhe yllit të ri të skuadrës që drejton, Alexander Golovin.