Russell westbrook është shpallur lojtari më i mirë në NBA për sezonin 2016/2017.
Westbrook e mori çmimin e lojtarit më të mirë, MVP, duke mposhtur në konkurrencë James Hardenin e Houston Rockets dhe Kawhi Leonard nga San Antonio Spurs.
Lojtari më i mirë defensiv i vitit është shpallur Draymond Green, duke mposhtur Kawhi Leonard dhe Rudy Gobert në këtë konkurrencë.
Trajneri më i mirë i vitit u shpall Mike D’Antoni i Houston Rockets, duke mposhtur Gregg Popovich dhe Erik Spoelstra.
Westbrook është hera e parë që e fiton çmimin si MVP.
Ai plotësisht e meriton këtë çmim pasi theu rekordin për numrin e triple doubleve këtë sezon, duke hyrë në histori të NBA. /Telegrafi/