Telegrafi

Russell Westbrook nuk ka shok në parket

Ditë më parë, Oklahoma ishte përballur me Golden State Warriorsin dhe e kishte mposhtur kampionin aktual.

Ndërsa, shumë është përfolur dueli në mes të Russell Westbrookut dhe Kevin Durantit.

Westbrooku në pyetjen në lidhje me performancën e tij kundër Durantit, ka thënë se nuk ka ndonjë armiqësi personale.

“Unë çdo natë luajë kështu, edhe kundër Reggie Jackson edhe kundër Dennis Smith do të luajë kështu, nuk ka rëndësi se kush është përballë meje, unë nuk kam shok në parket, i vetmi shok i imi në parket është basketbolli, që nga dita e parë këtë jam duke e bërë”, tha Westbrook.

Oklahoma aktualisht ka bilanc prej tetë fitoreve dhe dhjetë humbjeve dhe gjendet në pozitën e tetë në Konferencën Perëndimore. /borozani/