Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Russell Westbrook kundër New Orleans Pelicans e regjistroi ‘triple-double’ e 60 në karrierë dhe në këtë formë la pas legjendën e Bostonit, Larry Birdin, i cili kishte 59 të tilla.
Westbrook luajti me 27 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime në fitoren e Oklahoma City Thunder kundër Pelicans me rezultat 114-105.
Ndryshe, basketbollisti është përfshirë edhe në ekipet për ndeshjen e All-Starit. /Telegrafi/