Telegrafi

Russell Westbrook bëhet lojtari më i paguar në histori të NBA-s

Trendi i nënshkrimit të kontratave në ligën NBA ka arritur një pikë të re historike.

Plejadës së lojtarëve të cilët këtë vit kanë siguruar një pagë të majme (Harden, Curryt, Hayward…) iu bashkua edhe lideri, Oklahoma City Thunders, Russell Westbrook.

Ky i fundit siç raporton televizioni ESPN ka zgjatur besnikërinë me klubin amerikan deri në vitin 2023.

Westbrook ka nënshkruar kontratë të re gjashtëvjeçare në vlerë prej 233 milionë dollarëve, e cila gjë e bënë si lojtarin më të paguar në histori të basketbollit amerikan!

Basketbollisti në sezonin e ardhshëm, i fundit në bazë të kontratës së vjetër që merr 28 milionë dollarë, të ardhurat vjetore do t’i rriten në 35.3 milionë.

Ndër të parët që Westbrookun e përgëzoi ishte LeBron James, i cili i uroi suksese.

“Urime G tim! OKC ka një lojtar të madh !! (sikur ata nuk e dinin atë)”, tha James. /Telegrafi/