Aktori i njohur i Hollywoodit, Russell Crowe ka dhjetë vjet që është martuar me këngëtaren Daniela Spenser.
Megjithatë, ata e kuptuan se dashuria e tyre ka marrë fund dhe se duhet të shkurorëzohen përmes procedurave ligjore.
Madje, aktori ka pohuar për mediat se do të shesë të gjitha gjërat që i kujtojnë atë përmes një ankandi që e quajti “Arti i Shkurorëzimit”.
“Gjatë shkurorëzimit dhe largimit kuptova se kam shumë gjëra. Kuti të plota gjërave të çfarë do lloji. Doja të bëja një vend jetës time”, shpjegoi aktori.
Vlera totale e asaj që duhet të shitet është rreth 3.5 milionë dollarë dhe ankandi është planifikuar për në 7 prill.
Oferta do të përfshijë 223 artikuj që i përkasin dashurisë me Danielën, të cilën e ka njohur gjatë një turneu muzikor.
Ndërkohë, aktori është kritikuar për peshën e shtuar dhe u paralajmëruar nga miqtë për pasojat rreth trashësisë. /Telegrafi/