Russell Brandi u prit nga një numër i madh fansash brohoritës teksa mbërriti në koncertin e tij në Wembley, disa orë pasi u akuzua për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim emocional.
Duke dalw nw këtë mbrëmje, Brandi mbërriti në Teatrin e Wembley’s Troubadour Wembley Park pothuajse një orë me vonesë për të performuar shfaqjen e tij Bipolarisation pasi “ngeci në trafik në M40”, shkruan DailyMail.
Shfaqja e mbrëmjes së sotme vjen pasi katër gra pohuan për sulme seksuale mes 2006 dhe 2013, kur Brandi ishte në kulmin e famës së tij, duke punuar për BBC Radio 2 dhe Channel 4 si dhe duke luajtur në filma të Hollivudit.
Brandi gjithashtu përballet me akuza për sjellje kontrolluese, abuzive dhe grabitqare, pas një hetimi të përbashkët nga: The Sunday Times, The Times dhe Channel 4.
I veshur me një këmishë të zezë me qafë të hapur, komediani 48-vjeçar u duk se i la mënjanë akuzat ndërsa mori një duartrokitje masive nga publiku i tij, me një grua që mbante një tabelë duke thënë: “Ne qëndrojmë pranë teje Russell”. Qëndro i fortë. Qëndro i lirë. Ne të duam ty.”.
Babai i dy fëmijëve, Brandi i tha turmës: “Ju dua. Unë ju dua. Faleminderit. Ka disa gjëra për të cilat nuk mund të flas dhe shpresoj se e vlerësoni që unë do t’ju jap gjithçka që kam.”
Një burrë që duket sikur aktori i humorit, kaloi pranë skenës disa minuta pasi filloi koncerti, dhe Brandi duke bëri shaka se ai dukej si një dyshe e tij. “Kjo mund të jetë e dobishme,” tha ai.
Shfaqja e mbrëmjes së sotme vjen pasi katër gra pohuan për sulme seksuale mes 2006 dhe 2013, kur Brandi ishte në kulmin e famës së tij, duke punuar për BBC Radio 2 dhe Channel 4 si dhe duke luajtur në filma të Hollivudit.
Brandi i mohon me forcë akuzat në një video të postuar në internet të premten. /Telegrafi/