Telegrafi

Russell Brand dëshiron fëmijë

Komiku 37-vjeçar, i cili u martua me Katy Perryn për vetëm 14 muaj para se ata të divorcoheshin vitin e kaluar, do të dëshironte të jetë në një “lidhje serioze” dhe të fillojë familje.

“Do të dëshiroja një lidhje serioze, por nuk mendoj se po dërgoj sinjalet e duhura. Do të më pëlqente kjo. Në rregull, bota është e mbushur me imoralitet, por është e qartë se ju dëshironi të keni fëmijë. Do të më pëlqente një i vogël”.

“Mbase do të martohesha një herë. Sapo ju martoheni, ka shumë zhurmë nëse ajo nuk funksionon. Unë besoj në dashurinë romantike”, ka thënë Brand. /Telegrafi/