Telegrafi

Ruskovska: Të gjithë ata që kanë dëshmi për ndonjë gjë, t’i dorëzojnë në MPB

Shefja e Prokurorisë për ndjekjet të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, u bëri thirrje atyre që kanë prova për ndonjë krim që të paraqesin ankesë kundër saj, pasi që sot i akuzuari në rastin “Haraçi”, Bojan Jovanovski (Boki 13) ngriti akuza kundër prokurores, informon “360 gradë”.

“Unë i inkurajoj të gjithë ata që kanë diçka që të paraqesin ta bëjnë këtë, së bashku me të gjitha provat që ata kanë, t’i dorëzojnë ato në MPB”, thotë Ruskovska.

Jovanovski, në fund të seancës së sotme në Gjykatën Themelore në Shkup, kërkoi fjalën dhe në fjalimin e tij e ndërlidhi edhe prokuroren./Telegrafi/