Telegrafi

Ruskovska: Të amnistuarit e dinë se janë të fajshëm

Prokurorja Vilma Ruskovska në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit, kritikuesve nga mbrojtja te fjalët përfundimtare për akuzën dhe amnistinë, tha se edhepse një pjesë e të akuzuarve janë amnistuar s’do të thotë se s’janë fajtorë, përkundrazi kërkesa e tyre për amnisti e vërteton fajin e tyre.

“Po, personat ishin të amnistuar por ne s’kemi amnezi. Ajo që dikush u amnistuar s’do të thotë se s’është fajtor. Përkundrazi. Insistimi i tyre me çdo çmim të miratojnë ligj për amnisti do të thotë vetëm një gjë. Të amnistuarit e dinin se sa janë të fajshëm. Me atë ligj na kanosën edhe neve si qytetarë të këtij shteti”, tha Ruskovska.

Prokurorja gjithashtu foli edhe te fjalët përfundimtare të Jane Çentos i cili tha nga prokuroria i është ofruar të jetë dëshmitar i mbrojtur. Ruskovska u përgjigj se kjo s’është e saktë. Përkundrazi, një pjesë e të akuzuarve vet kanë ofruar të jenë dëshmitarë, por të gjithë janë refuzuar. Ajo shtoi se dëshmitari i vetëm i mbrojtur s’ka qenë i dyshuar ose i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prokuroria nga asnjë i akuzuar dhe as nga Jane Çento s’ka kërkuar të jetë dëshmitar në procedurë. Avokati i Çentos në fjalët përfundimtare në mungesë të dëshmive shtoi moment historik. Akuza për klientin e tij e krahasoi me të dënuarit padrejtësisht Metodija Andonov Çeto. Ajo që Çento ka qenë i dënuar padrejtësisht s’do të thotë se 7 brezat e ardhshëm s’do të përgjigjen për asgjë”, tha Ruskosvska.

Ruskoska kishte koment edhe te fjalët përfundimtare të avokatit të Munir Pepiq i cili tha se hyrja në Kuvend s’ka qenë rrezik terrorist dhe prishje të rendit, por demokraci kuvendare duke thënë se “demokracia kuvendare kërkon dhënien në mënyrë paqësore të pushtetit”./Telegrafi/