Të njëjtët persona që kanë votuar për tu bërë zëvendësprokurore të shtetit për të ndërprerë hetimin e një rasti janë të njëjtët persona që u përpoqën të më bënin presion derisa unë drejtoja Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, thotë prokurorja Vilma Ruskovska, në një intervistë për A1on, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, rastet që kanë çuar deri në pezullimin e saj, e më pas në shkarkimin e saj, janë ato që ajo ka hapur ndaj zyrtarëve të pushtetit aktual. Sipas ish-drejtueses së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sipas informacioneve që ka marrë, janë që Këshilli i Prokurorëve Publikë e shkarkoi atë nga pozita e prokurores.
Ajo theksoi se nuk ka asnjë lidhje me përgatitësit e Kodit të ri penal që u miratua në Kuvend me procedurë urgjente (me flamurin Evropian).
Ajo u pyet nëse ka pretendime për të kandiduar për prokuror të shtetit, pasi që mandati aktual i Lubomir Joveskit i skadon në dhjetor të këtij viti, ajo thotë: “Për momentin, siç janë gjërat, jo”./Telegrafi/