Telegrafi

Ruskovska: Nikolla Gruevski ishte porositës i ngjarjeve të 27 prillit

Prokurorja për ndjekje të krimit të organizuar, Vilma Ruskovska për emisionin “Samo Visitina” deklaroi se deri më tani nga ajo që ka si dëshmi, vlerëson se ish-kryeministri Nikolla Gruevski është porositës i ngjarjeve të 27 prillit.

Ajo tha se dëshmi nuk mund të prezantojë në media, sepse dihet se ku prezantohet dëshmitë.

Për arratisjen e Gruevskit, Ruskovska tha se nëse ka pasur lëshime, bëhet fjalë për lëshime të paqëllimshme.

Prokurorja i hodhi poshtë akuzat se në vend ka përndjekje politike.

Ruskovska gjithashtu tha se nuk kanë rivalitet me Prokurorinë Speciale Publike.

“Pse të kemi rivalitet, ne të gjithë jemi prokurorë, të gjithë vijmë nga prokuroria publike”, tha prokurorja./Telegrafi/