Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit si dhe parandalimi dhe asgjësimi i terrorizmit, ishin në fokus të takimit të sotëm të punës në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje tëKrimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup të prokurores Vilma Ruskovska me kryeprokurorin e Republikës së Bullgarisë, Ivan Geshev dhe prokurores publike dhe zëdhënëses, Sijka Mileva, të cilët ndodhen për vizitë dyditëshe në RMV.
Në takim, siç informojnë nga PPRMV, mes tjerash, prokurorët e cekën edhe rëndësinë e veprimit të shpejtë në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, si dhe rolin që e njejta e ka në asgjësimin e krimit transnacional.
Ivan Geshev dhe Vilma Ruskovska, gjithashtu, e cekën edhe kënaqësinë e tyre nga bashkëpunimi i deritanishëm mes prokurorive të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shpresat se i njejti do të vazhdojë edhe në të ardhmen.