Telegrafi

Ruskovska kërkon që Janakieski sërish të shkojë në paraburgim

Prokurorja Vilma Ruskoska nga Gjykata Penale kërkoi që ish-ministri Mile Janakieski të dërgohet në burgun e “Shuto Orizares” për shkak të 27 prillit.

Kjo kërkesë vjen për shkak se ai u lirua nga Gjykata e Apelit pas tre viteve paraburgim shtëpiak. Ruskovska për “A1on” tha se ka kërkuar të shkojë në burg për arsye se kundër tij ka disa lëndë gjyqësore.

Lexo po ashtu Janakieski nga dita e sotme i lirë, Gjykata e Apelit ia hoqi paraburgimin shtëpiak

“Kur do ta marrim vendimin nga gjykata atëherë do të kërkojmë burgosjen e tij”, tha Ruskovska.

Ajo theksoi se tashmë ka dërguar edhe ankesë për për dënimet që të akuzuarit i kanë marrë për rastin e 27 prillit./Telegrafi/