Telegrafi

Ruskovska: Kemi dëshmi se çanta me para nga Kamçevi përfundoi në shtëpinë e prindërve të “Boki 13”

Prokurorja që përfaqëson aktakuzën në rastin “Haraçi”, Vilma Ruskovska, pas dëshmisë së të akuzuarit të parë në këtë rast, Bojan Jovanovski, i njohur për publikun si “Boki 13”, tha se deklarata e sotme e Jovanovskit para gjykatës ishte e pavërtetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me çantën “Louis Vuitton” me milionat për të cilat Jovanovski fillimisht para gjykatës tha se ajo i ishte kthyer biznesmenin Orce Kamçev disa ditë më vonë, Ruskovska pretendon se telefoni i tij ka vendndodhje, kohë dhe foto që çanta përfundoi në shtëpinë e prindërve të Jovanovskit.

“Ndërsa për çantën që ai pretendoi se e kishte parë kur Mileski e mori dhe dy ose tre ditë më vonë kur Mileski e ktheu atë. Në analizën e telefonit të tij ka fotografi, vendndodhje të saktë ku jetojnë prindërit e Bojan Jovanovski, koha e saktë, çanta është brenda. Pra ka edhe kohë të vendndodhjes, e cila përkon me faktin se nga Kamçevi çanta përfundon në shtëpinë ku jetojnë prindërit e Jovanovskit. Kjo provë u paraqit dhe u dërgua në Gjykatë”, tha Ruskovska.

Ajo gjithashtu mohoi që në opinion qarkullojnë informacione nga lëndët që udhëhiqen nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsionit.

E pyetur pse mbrojtja dhe prokuroria nuk e thirrën të dëshmojë për çantën edhe Kiçecin, Ruskovska tha se kjo ishte rezultat i një vlerësimi, dhe se vlerësimi i saj ishte se kishte prova të mjaftueshme në këtë rast.

Prokurorja përsërit se nuk beson në dëshminë që ka dhënë sot Bojan Jovanovski./Telegrafi/