Site icon Telegrafi

Ruskovska: Ka procedura hetimore ndaj disa funksionarëve aktual

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, ka thënë se ka procedura hetimor dhe parahetimore ndaj disa funksionarëve aktual.

“Ka disa procedura hetimore dhe parahetimore për funksionarë aktual, por nuk mund të zbuloj më shumë pasi të njëjtat janë sekrete”, tha Ruskovska, e cila shtoi se lëndët janë hapur për krim ekonomik dhe korrupsion, përcjell Telegrafi Maqeodni.

Ruskovska së bashkë me disa prokurorë tjerë mori pjesë në konferencën “Bashkëpunim dhe ndihmë juridike në luftën kundër krimit të organizuar transnacional”, që është mbajtur në Prokurorinë Themelore.

Në kuadër të konferencës prokurori Ljubomir Joveski dhe Prokurori kombëtar italian për ndjekjen e mafies dhe terrorizmit Federico De Raho, nënshkruan memorandum për bashkëpunim në mes dy institucioneve./Telegrafi/

Exit mobile version