Telegrafi

Ruskovska: Ka mbaruar procedura hetimore për rastin “Haraçi”

Prokurorja për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit e informon opinionin se procedura hetimore për rastin “Haraçi” ka mbaruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas analizës së përgjithshme të mbledhjes së dëshmive materiale dhe verbale, prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit që procedon në lëndën e njohur në opinion si “Haraçi”, e mbaron procedurën hetimore për personat e dyshuar. Nga sot rrjedh afati prej 15 ditëve për rishikim të dëshmive për të dyshuarin e parë dhe të drejtën e palës mbrojtëse që të propozojë prova në të mirët të palës mbrojtëse.

Nga prokuroria thonë se dhënia e dëshmive të personave të dyshuar në është veprimtari procedurale, që nënkupton, dëshmi mund të jepet edhe gjatë afatit të përcaktuar kur mbaron shqyrtimi i dëshmive.

Lexo po ashtu “Boki 13” refuzon të jep dëshmi para Ruskovskës

Gjatë ditës së nesërme është thirrur për të dëshmuar edhe e dyshuara e tretë, e cila do të informohet edhe për mbarimin e procedurës hetimore, thuhet në deklaratën e prokurorisë./Telegrafi/