Prokuroria e re mund të nis nga fillimi lëndën “perandoria”, ka porositur prokurorja Vilma Ruskoska, e cila duhet të trashëgojë Katica Janevën në Prokurorinë e re në të cilën do të shkrihet PSP-ja. Ruskovksa në emisionin “Stadion” të Kanal77 tha se vlerëson që rasti “Haraçi” do të ndikojë në rastin e PSP-së “Pernadoria”.
Për ligjin e ri ajo u shpreh se është e surprizuar pasi ka mësuar nga gazetarët i cili mbrëmë u prezantua nga vetë kryeministri Zoran Zaev.
Për informacion se për prokuroren speciale në dorëheqje Katica Janeva ekziston masë sigurie “S”, që e kishte thënë lideri i opozitës Hristijan MIckoski, gjegjësisht ndalim për të lëshuar shtetin, Ruskoska ka thënë se nuk ka masa të posaçme hetuesie për të.
Vilma Ruskovska gjithashtu tha se telefoni i dytë i Katica Janevas nuk është gjetur.
“Prokuroria Publike nuk kërkoi një masë të posaçme hetimore për Katica Janeva. Ne nuk e ndjekim … Nuk e kam parë Katica Janevën. Është gjetur një telefon, telefoni i dytë ende nuk është gjetur. Ekziston një urdhër për ekspertizën e telefonit të konfiskuar, e cila besoj se do të përfundojë deri të hënën”, tha Ruskovska.