Shefja e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin Villma Ruskovska, sot tha se është e kënaqur nga aktgjykimi për Zoran Milevski – Kiçeec, i cili u dënua me tre vjet burg për rastin “Haraçi”, pasi në seancën e djeshme e pranoi fajin.
“Nuk kam pritur dënim më të lartë, duke pasur parasysh hapësira është e madhe, prej një deri dhjet vjet, ndërsa deri tani ai nuk ka qenë i dënuar dhe e pranoi fajin. Mendoj se është aktgjykim i mirë dhe më vonë do të vendos nëse do të dorëzojë ankesë për aktgjykimin”, tha Ruskovska, pas përfundimit të seancës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo nuk e përjashtoi mundësinë që Zoran Milevski më tej në procesin gjyqësor për rastin “Haraçi” të paraqitet si dëshmitar, i propozuar nga mbrojtja, apo Prokuroria.
Ndryshe, përveç Milevskit të akuzuar në rastin “Haraçi” janë edhe Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski, i njohur si “Boki 13”./Telegrafi/