Shefja e Repartit për krim të organizuar pranë Prokurorisë Publike, Vilma Ruskoska, që ngriti aktakuzën për ngjarjet në kuvend më 27 prill të vitit të kaluar tha se “investova shumë punë në këtë lëndë dhe si qytetare e këtij shteti nuk jam e kënaqur me sjelljen e këtij ligji për amnisti. Rikualifikim të veprës nuk do të ketë për të akuzuarit që nuk përfshihen në amnisti për shkak se i njëjti nuk vlen për gjithë veprën penale “kërcënim ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues”..
Ajo tha se kur do të vinë kërkesat për amnisti, individualisht do të vendoset për të njëjtat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në ligj është paraparë se gjykata do ta sjell vendimin pas mendimit paraprak të prokurorit publik dhe kjo është mirë që është e tillë, për shkak se me keq do të ishte nëse formohen komisione në Kuvend dhe të caktojnë se për cilën vlen amnisti dhe për cilin nuk vlen”, tha Ruskoska.
Ruskoska theksoi se të gjithë dëshmitë pavarësisht nëse janë propozuar nga Prokuroria apo mbrojtja do të merren parasysh në amnestimin e personave.
Në pyetjen gazetareske çka nëse vendoset që asnjë të mos amnistohet, prokurorja tha “nuk mund të marr vendim për ndonjë të mos amnistohet, unë si prokurore duhet të respektoj ligjin”./Telegrafi/