Prokurorija për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Vilma Ruskoska, për “Sitel” konfirmoi se sonte një nga të dyshuarit e rinj në çështjen “Haraçi” do të sillet para gjykatësi të procedurës paraprake i cili do të duhet të përcaktojë nëse do të pranojë kërkesat për paraburgim.
Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për Jasna Mandiq – Ercegoviq, përndryshe nënkryetar i Bashkimit Ndërkombëtar të Bojan Jovanovskit.
Tre të dyshuar të tjerë janë gjithashtu edhe babai i Jovanovskit, deputetja Frosina Remenski dhe sekretarja e Bashkimit Ndërkombëtar, por për ta nuk kërkohet paraburgim.
Gjykata ende nuk ka dërguar ftesa dhe ato pritet të thirren nesër në gjykatë./Telegrafi/