Telegrafi

Rusja i shpëton vdekjes “për një fije floku”, copa e madhe e borës së ngrirë rrëshqet nga kulmi i ndërtesës – bie para këmbëve të vajzës

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e filmuar në qytetin rus Severodvinsk, ku shihet se si një vajzë i shpëton vdekjes “për një fije floku”, kur para këmbëve të saj bie një sasi e madhe e borës së ngrirë që rrëshqet nga kulmi i një ndërtese.

E pas publikimit të videos që është shikuar në masë të madhe, kanë filluar hetimet lidhur me këtë incident – kurse autoritetet e qytetit kanë paralajmëruar banorët për rrezikun e rrëshqitjes së borës dhe akullit nga kulmet e ndërtesave, transmeton Telegrafi.

Shefi regjional i shërbimit për situata të jashtëzakonshme, ka thënë se akulli dhe bora që po rrëshqet nga kulmet paraqet rrezik të madh.

Është bërë thirrje që qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe të zgjedhin rrugë më të “sigurta” për të ecur, duke shmangur hapësirat pranë mureve e në veçanti pranë shtëpive dhe ndërtesave të vjetra. /Telegrafi/