Site icon Telegrafi

Rusja i shpëtoi rënies nga aeroplani në lartësinë 800 metra

Julija Jevdokimenko, studentja e re nga rajoni Tjumen i Sibirit, ra në moçalin e thellë 60 centimetra, theu disa kocka dhe mbijetoi. Pasi theu këmbët duhet të qëndrojë së paku një muaj në spital.

“Ajo është fëmijë me fat”, tha mjeku Pjotre Bastrakov. Për Julian kjo ishte hedhja e parë me parashutë për të cilën kishte ëndërruar gjatë.

“Ky ka qenë lëshimi im i parë por edhe i fundit me parashutë”, deklaroi Julia për përvojën e saj si parashutiste. /Telegrafi/

Exit mobile version