Një grua 24-vjeçare ruse së fundmi u trondit kur mësoi se ishte e martuar me një shtetas egjiptian që nga viti 2022, rreth një vit pasi humbi pasaportën.
Një banore në Shën Petersburg ka mbetur pa dokument udhëtimi, të cilin e ka denoncuar në polici, por ndërkohë nuk ka kërkuar dokument të ri. Dhe më pas ajo erdhi në bashki për të marrë certifikatën e lindjes së fëmijës së saj dhe u trondit.
Gjegjësisht, kur ajo ka kërkuar një deklaratë, punonjësja është përgjigjur se edhe burri i saj duhet të japë pëlqimin. Vajza ka mbetur e shokuar, pasi ka rezultuar se ishte e martuar me Mustafan.
Ajo nuk e kishte takuar asnjëherë egjiptianin në fjalë, e lëre më të thoshte “po-në” fatale në prani të tij.
Megjithatë, emri i tij ishte në regjistër, raporton odditycentral.
Mbetet e paqartë se si Mustafa e ka poseduar pasaportën – nëse e ka gjetur apo e ka blerë në tregun ilegal, por e ka përdorur për të marrë një vizë qëndrimi të përkohshëm në Rusi.
Në kërkesë ka deklaruar se është i martuar me një vajzë nga Shën Petersburgu dhe si provë i ka bashkangjitur pasaportën.
Pasi autoritetet e kanë shqyrtuar ankesën, dokumenti i udhëtimit është shpallur i pavlefshëm dhe informacioni për martesën që nuk ekzistonte është fshirë. /Telegrafi/