Telegrafi

Rusja dhe instruktori po fluturonin me paragllajd, erërat e forta e përplasin për tokë fluturaken e tyre – humbin jetën dyshja

Dy persona kanë humbur jetën tragjikisht nga rrëzimi i paragllajdid në Rusi, kur fluturakja u rrëzua nga erërat e forta.

Tragjedinë dhe rrëzimit të fluturakes e filmoi një kamerë amatore, transmeton Telegrafi.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat ruse, bëhet fjalë për turisten që me instruktorin vendosi të argëtohet me paragllajd në alpe në juglindje të Rusisë.

Videoja amatore shfaq turisten dhe instruktorin që fluturonin ulët, e më pas fillon të ngjitet dhe në një moment thyhet krahu i paragllajdid dhe bie me shpejtësi.

Vdekjen tragjike e filmuan kamerat e kalimtarëve të rastit. E siç raportojnë mediat ruse, fluturakja përfundoi në pyll e pasi u përplas është përfshirë nga zjarri.

Ekipet e shpëtimit, policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të bëjnë diçka për t’i shpëtuar.

Për shkak të tragjedisë është urdhëruar të fillojnë hetimet, që do të përcaktonin shkakun e rënies se paragllajdid dhe vdekjes së dy personave. /Telegrafi/