Rusia do të humbas, për shkak të sanksioneve, rreth 40 miliardë dollarë.
Ndërsa nga rënia e çmimeve të naftës, shteti rus ka regjistruar humbje në vlerë prej 90-100 miliardë dollarësh, pohoi ministri rus i financave, Anton Siluanov, transmeton Telegrafi.
“Çfarë po ndodh me ekonominë tonë? Ne do të humbasim, së paku edhe 40 miliardë dollarë gjatë këtij viti, për shkak të sanksioneve gjeopolitike. Ndërsa mes 90-100 miliardë dollarë shkaku i zhvlerësimit të naftës për 30 për qind”, tha Siluanov, gjatë Forumit Ekonomik në Moskë.
Kujtojmë se shteti rus po përballet me sanksionet e vendosura nga SHBA-ja dhe BE-ja shkaku i aneksimit të një pjesë të territorit ukrainas, Krimesë si dhe përkrahjes së separatistëve pro-rus në Ukrainën Lindore. /Telegrafi/