Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet mes Danimarkës dhe Rusisë, që është vendimtare për kualifikim nga Grupi B.
Danezët nuk e kanë nisur aspak mirë, pasi pësuan dy humbje në dy ndeshjet e para, por që ende kanë gjasa për kualifikim tutje.
Danimarka duhet të fitojë ndajë Rusisë dhe të shpresojë në humbjen e thellë të Finlandës për të kaluar tutje.
Në anën tjetër rusët pas atij triumfi ndaj finlandezëve janë të motivuar dhe duan të shkojnë në mesin e 16 kombëtareve më të mira në Evropë.
Pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet përfaqësuese që duan kalimin tutje.
Takimi mes Rusisë dhe Danimarkës zhvillohet në Parken Stadium të Copenhages me fillim nga ora 21:00.
Formacionet e mundshme:
Rusia: Shunin; Diveev, Semyonov, Dzhikiya; Karavayev, Ozdoyev, Zobnin, Golovin, Kuzyayev; Miranchuk; Dzyuba
Danimarka: Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Wass, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Braithwaite, Damsgaard; Poulsen
/Telegrafi/