Organizata joqeveritare Transparency International me seli në Gjermani, e definon korrupsionin si “shpërdorim të pushtetit të besuar për përfitime private”.
Kjo organizatë që përpilon listën e Indeksit e Perceptimit të Korrupsionit, gjithashtu njofton se korrupsioni po nxit krizë globale në demokraci, transmeton Telegrafi.
Rusia është parë si vendi më i korruptuar në botë, sipas U.S. News 2022, analizë kjo e perceptimit e bërë në 85 vende, ku 17 mijë njerëz nga e mbarë bota janë bërë pjesë e sondazhit.
Në sondazh, të anketuarve u është lënë në dorë të vendosin se cilat vende i lidhin me “korrupsionin”.
Këto perceptime ndikojnë në renditjen e vendeve që konsiderohen të hapura për biznes, si dhe renditjen e listës për vendet më të mira për të investuar dhe ato si vendet më të mira për të hapur selinë dhe më transparente.
Sipas US News, Rusia, Irani, Kolumbia Meksika, Burma, Brazili, Arabia Saudite, Zambia, Bangladeshi dhe Bjellorusia përbëjnë top dhjetëshen e vendeve më të korruptuara. /Telegrafi/