Telegrafi

Rusia: Vendet në zhvillim do ta nxjerrin ekonominë botërore nga kriza

Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministri rus Sergej Ivanov para Forumit Ekonomik të Persburgut (FEP), i cili prej 4 deri 6 qershor do të mbahet në Sankt Petersburg.

Ivanov theksoi se ekonomitë e Kinës dhe Indisë së paku i kanë ndier lëkundjet globale ekonomike, përderisa situata në Brazil është diçka më e ndërlikuar, për shkak të lidhshmërisë me ekonominë amerikane.

Për dallim prej tyre, ekonomia ruse ishte goditur seriozisht nga kriza botërore financiare, ndërsa sipas vlerësimeve më të reja BPV-ja ruse do të mund të binte sivjet në rreth gjashtë për qind.

Zëvendëskryeministri rus paralajmëroi se gjatë periudhës së ardhshme vendet e BRIK planifikojnë t`i intensifikojnë kontaktet në më shumë sfera. /Makfaks/