Telegrafi

Rusia urdhëron mbylljen e grupit të të drejtave të njeriut “Memorial”

Gjykata e Lartë e Rusisë urdhëroi të martën mbylljen e mbikëqyrësit më të vjetër të të drejtave të njeriut në Rusi, Memorial, për shkelje të vazhdueshme të ligjit të agjentëve të huaj të vendit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, mbyllja e grupit përfundon një vit në të cilin autoritetet ruse kanë goditur pothuajse të gjitha format mospajtuese, nga grupet opozitare të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, tek organet e pavarura të lajmeve dhe organizatat e të drejtave.

Prokurorët e shtetit argumentuan se grupi refuzoi sistematikisht ta etiketonte veten si “agjent i huaj” në uebsajtin e tij. Memorial ka pohuar se nuk kishte “asnjë bazë ligjore” për rastin kundër tyre dhe e quajti ligjin një mjet për të goditur grupet e pavarura.

Për mbështetësit e Memorial, masa për të likuiduar organizatën është një goditje për shoqërinë civile tashmë të rrënuar të Rusisë.

“Mbyllja e Memorialit është më e keqe se një krim”, tha Vyacheslav Igrunov, disident i kohës sovjetike dhe anëtar themelues i organizatës. /Telegrafi/