Rusia kërkon respektimin e vendimit të Kongresit të UEFA-s.
Rusia, aleatja tradicionale e Serbisë në lobimet kundër Kosovës nëpër organizmat ndërkombëtare, jo vetëm në sport, kërkon respektimin e vendimit të Kongresit të UEFA-s.
Ministri i Jashtëm rus, Vitaly Mutko tha se vendi i tij votoi kundër anëtarësimit të Kosovës, por se duhet të respektohet dhe njihet vendimi i shumicës. Ai nuk bëri asnjë koment mbi pretendimet e palës serbe se u shkel statuti i UEFA-s, përcjell “Top Channel”.
“Rusia nuk mbështeti vendimin e Kongresit për të anëtarësuar Kosovën, por kjo është demokracia, ky ishte vendimi i shumicës dhe ky vendim duhet të zbatohet”, deklaroi ministri rus i Sportit, Vitaly Mutko.