Telegrafi

Rusia thyen rekord për rastet e reja të coronavirusit

Rusia konfirmoi 12,126 raste të reja me coronavirus të premten, duke vendosur një rekord për infeksione të reja ndërsa autoritetet në epiqendrën e shpërthimit konsiderojnë kufizime të reja për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rusia, e cila ka numrin e katërt më të lartë të infeksioneve në botë me 1,272,238 raste, ka parë rritje të dyfishtë ditore të rasteve, gjatë muajit të kaluar.

Rekordi i ri tejkalon totalin e mëparshëm ditor të vendit më të lartë prej 11,656 të regjistruar në 11 maj.

Sipas një vlerësimi të përpiluar nga qendra kombëtare e informacionit për coronavirusin, një total prej 22,257 rusësh kanë vdekur, me 201 viktima të konfirmuara të premten.

Të dhënat mujore të botuara nga agjencia e statistikave të Rusisë sugjerojnë se numri real i viktimave është të paktën dyfishi i të dhënave zyrtare.

Moska, epiqendra e shpërthimit të rasteve me COVID-19 me 3,701 raste të reja dhe 321,812 raste, ka parë një rritje prej 53% të infeksioneve të reja gjatë javës së kaluar. /Telegrafi/