Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se sulmi me armë kimike në Siri ka qenë i montuar nga agjentët e huaj, që punojnë kundër shtetit rus.
Amerika dhe Franca kanë thënë se kanë dëshmi që sulmi ka ndodhur, kurse Britania e Madhe po e konsideron filmimin e aksionit ushtarak kundër Sirisë.
Rusia, si aleate e Sirisë, ka paralajmëruar SHBA-në se sulmet e reja ajrore nënkuptojnë rrezikun e një lufe të re, raporton BBC.
Përgjatë një konference për media, Lavrov tha se ka prova të pakundërshtueshme se sulmi është bërë nga armiqtë e Rusisë, dhe është udhëhequr nga një shtet, të cilit ai zgjodhi të mos ja përmend emrin.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se po vazhdon bisedimet me aleatët e saj lidhur me atë se si të përgjigjen ndaj kësaj situate. /kp/Telegrafi/