Lëvizjet e trupave ruse afër kufirit me Korenë Veriore, janë pjesë e ushtrimeve të planifikuara, e nuk kanë ndonjë lidhje me përshkallëzimin e tensioneve në Gadishullin e Koresë, ka thënë mbrëmë një zëdhënës i ushtrisë së Rusisë.
Zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov, ka refuzuar të komentoj lidhur me pamjet në një video në mediat lokale dhe në kanalin YouTube, ku shihen shumë tanke dhe raketa duke u bartur me tren në rajonin Primorje, që është afër kufirit me Korenë Veriore.
Mediat lokale kanë raportuar se banorët janë shprehur se kanë frikë se këmbimi i mundshëm atomik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, do të mund të përhapej në rajonin e tyre.
Por, Aleksandr Gordeyev, zëdhënës i rajonit ushtarak në Lindjen e Largët ruse, ka deklaruar për mediat e Rusisë, se aktiviteti ushtarak nuk është i jashtëzakonshëm, por pjesë e ushtrimeve të zakonshme dhe të planifikuara.