Rusia thotë se ka lëshuar përsëri raketat e saj më të reja hipersonike në Ukrainë, duke shkatërruar një vend depozitimi karburanti në jug të vendit.
“Sistemet e raketave të aviacionit Kinzhal me raketa balistike hipersonike shkatërruan një vend të madh magazinimi për karburantet dhe lubrifikantët e forcave të armatosura të Ukrainës pranë vendbanimit Kostyantynivka në rajonin e Mykolaiv”, tha ministria ruse e mbrojtjes, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, edhe gjatë ditës së djeshme u raportua se Rusia kishte përdorur raketat hipersonike, derisa ministria ruse e mbrojtjes pohoi se kishin shkatërruar një depo nëntokësore me armë në Ukrainë.
Sipas tyre depoja në rajonin Ivano-Frankivsk kishte pasur raketa dhe municione aeroplanësh, megjithëse kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga skynews.
Kujtojmë se raketat hipersonike janë në gjendje të udhëtojnë pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit (1224 km), me shpejtësi 5 mach dhe më të larta. /Telegrafi/