Rusia po përgatitet për testimin e bombës bërthamore aq të fuqishme që të jetë në gjendje për ta fshirë nga faqja e dheut Teksasin ose Francën për vetëm disa sekonda, njoftojnë medie nga Moska.
Që nga vitit 2009, Rusia ka filluar të zhvillojë RS-28 Sarmat, projektilin balistik ndërkontinental shumë të rënd termobërthamor. Tani, pas shtatë vjetësh, Rusia planifikon që ta testojë.
Fuqia e kësaj bombe është aq e madhe sa që brena disa sekondash mund të shkatërrojë një komb të tërë.
Për këtë arsye kjo bombë nga disa quhet “makina për fundin e botës”.
Thuhet se kjo bombë është në gjendje t’iu shpëtoj sistemeve të radarëve të rivalëve të Rusisë, përcjell koha.net.
Bomba bart me vete 12 koka bërthamore dhe ka rreze veprimi deri në 10 mijë kilometra.
Bomba pritet të prodhohet në vitin 2020.