Rusia nga 15 marsi do të tërhiqet nga Këshilli i Evropës, institucion ky që mbikëqyrë të drejtat e njeriut me bazë në Strasburg, Francë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Jashtme e Rusisë.
Këshilli i Evropës, puna e të cilit është të mbrojë të drejtat e njeriut e sundimin e ligjit dhe është i ndarë nga Bashkimi Evropian, e kishte pezulluar anëtarësimin më 25 shkurt, një ditë pasi agresionit rus në Ukrainë.
Ministrisë së Jashtme ruse arsyetoi vendimin duke pretenduar se anëtarët e NATO-s dhe BE-së po e kthejnë Këshillin e Evropës “në një instrument të politikës anti-ruse”.
Më 15 mars, Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, iu dha një njoftim për tërheqje, thuhet në deklaratë, raporton cnn.
Ndryshe, Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare e themeluar në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore për të mbështetur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. E themeluar në vitin 1949, ajo ka 47 shtete anëtare, me një popullsi prej rreth 820 milionë banorësh dhe operon me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë eurosh. /Telegrafi/