Telegrafi

Rusia tejkalon 1 milion raste me coronavirus

Numri i përgjithshëm i rasteve COVID-19 të regjistruara në Rusi kaloi numrin e një milion të infektuarve.

Kështu së paku ka konfirmuar qendra e krizave të coronavirusit të vendit duke thënë se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 4,729 persona të infektuar.

Numri mbarëkombëtar i rusëve që janë prekur nga pandemia është 1.000.048, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

Qendra e krizës regjistroi gjithashtu 123 viktima të lidhura me virusin brenda ditës, duke e dërguar numrin e vdekjeve të vendit në 17,299.

Rusia bashkohet me Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Indinë si katër vendet e vetme që raportojnë raste totale të coronavirusit me shtatë shifra, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. /Telegrafi/