Site icon Telegrafi

Rusia do të zhvendos mercenarët nga Siria në Bjellorusi për të mbrojtur Llukashenkon

Rusia po planifikon të rekrutojë mercenarë sirianë për t’u vendosur në Bjellorusi me qëllim që të mbroj diktatorin Aleksandar Lukashenko.

Siç njoftojnë mediet e Lindjes së Mesme, përcjell Telegrafi, Rusia do të trajnojë dhe dërgojë luftëtarë nga Siria në Bjellorusi përmes grupit mercenar Wagner.

Media opozitare në Siri, Zaman Al-Wasl, tha se Rusia synon të rekrutojë mbi 10 mijë sirianë nga zonat nën kontrollin e regjimit të presidentit Bashar Al-Assad, me shumicën e tyre nga zonat e tilla si Sweida, Homs, Hama, Deir Ez-Zor dhe zonat bregdetare.

Rusia më parë ka rekrutuar dhe vendosur ushtarë sirianë në zona të tjera, si në Libi në mbështetje të gjeneralit Khalifa Haftar.

Lexo po ashtu Kush janë ushtritë mercenare ruse (PMC) që po luftojnë nëpër botë në emër të Kremlinit?

Në muajin gusht, protestat shpërthyen në Bjellorusi pas zgjedhjeve që i dhanë fitoren Lukashenkos, i cili gjithashtu arrestoi dhe dëboi figurat e opozitës. Deri sa protestat vazhduan të përhapeshin në të gjithë vendin, Lukashenko arriti mbështetjen e presidentit rus Vladimir Putin, i cili i garantoi atij se forcat ruse do të ndërhynin “nëse ishte e nevojshme”.

Bjellorusia nuk është gjithashtu e huaj për mercenarët nga Rusia që ndodhen brenda kufijve të saj, pasi forcat bjelloruse kanë arrestuar dhjetëra mercenarë rusë nga grupi Wagner. /Telegrafi/

Exit mobile version