Site icon Telegrafi

Rusia do të ndërtojë 100 komplekse ushtarake në Arktik

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar këtë të mërkurë se ka në plan të ndërtojë mbi 100 komplekse ushtarake në Arktik nga fundi i vitit 2017.

Komplekset në fjalë do të përfshijnë aeroportin e ekstremit verior rus Nagurskoje, në ishullin Aleksandra, i cili do të jetë në gjendje të presë të gjitha llojet e avionëve ushtarakë rusë.

Aktualisht Ministria ruse e Mbrojtjes po ndërton në ishullin në fjalë një kompleks të madh rezidencial për stafin ushtarak, i pari në botë që ngrihet në 80 gradë gjerësi gjeografike.

Sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë ruse, rreth 200 pajisje dhe rreth 1 mijë punëtorë ndërtimi do të përfshihen në këto operacione.

Rusia është një nga 5 vendet që kanë në kufi oqeanin Arktik, me një të pestën e territorit të saj që shtrihet në veri të Rrethit Arktik, shkruan zëri. Rajoni është i pasur me burime natyrore, përfshirë metale dhe hidrokarbure.

Vija e Detit të Veriut, një kalim detar strategjik mes Azisë dhe Europës, kalon gjithashtu përgjatë bregut arktik rus.

Exit mobile version