Telegrafi

Rusia do të ndalojë të huajt të përdorin nënat e saj surrogate

Rusia së shpejti do të miratojë një ligj që ndalon të huajt të kontraktojnë gratë ruse për të qenë “nëna surrogate” për ta.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, ishte Vyacheslav Volodin, kryetar i dhomës së ulët të parlamentit rus, ai që bëri njoftimin të dielën, Ditën e Nënës.

Surrogacia me pagesë është e ligjshme në Rusi, por praktika është kritikuar nga grupet fetare.

“Gjithçka duhet bërë për të mbrojtur fëmijët duke i ndaluar të huajt të shfrytëzojnë një gjë të tillë”, ka thënë Volodin. “Ne do ta marrim këtë vendim në fillim të dhjetorit”.

Ai tha se rreth 45,000 foshnja të lindura nga nëna surrogate janë dërguar jashtë vendit gjatë viteve të fundit.

“Trafikimi i fëmijëve është i papranueshëm”, shtoi ai.

Ligjvënësit rusë e miratuan projektligjin pothuajse njëzëri në leximin e tij të parë në maj.

Nëse miratohet në leximin përfundimtar, të tretë, do të shqyrtohet nga dhoma e lartë e parlamentit dhe do të nënshkruhet në ligj nga presidenti Vladimir Putin. /Telegrafi/